KUSH JEMI NE?

HYRJE E PËRGJITHSHME

PRO DEL është produkt i një dëshire dhe pasioni për të bërë diçka të avancuar në sektorin e logjistikës, me fokus në
menaxhimin e të gjitha proceseve logjistike, të nevojshme për funksionim dhe rritje të një kompanie!

Me shërbimet tona, ne synojmë që ta maksimizojmë efiqiencën e klientëve tanë në rritjen e shitjes dhe profitit, duke ua kryer të gjitha shërbimet logjistike.

Të gjithë ne e dimë se bizneset e vogla kanë sfida të mëdha, të cilat shpesh herë e pa mundësojnë zhvillimin normal të biznesit. Njëra prej sfidave më të mëdha të bizneseve të vogla është kosto shumë e lartë e logjistikës. Me shërbimet tona, kompanitë e vogla dhe të mesme, do t`i minimizojnë shpenzimet e logjistikës, duke e rrit fokusin në investime strategjike të tyre.

Pro Del, bashkë me partnerët e saj Slloven, do të ofron gamë komplete për shërbimet e logjistikës si:

  • Magazinim të dedikuar
  • Ripaketim
  • Shpërndarje SUPER të shpejtë
  • Shërbime të importit dhe eksportit

    Ekipi ynë përbëhet nga individë të motivuar, që kanë ekspertizë të gjatë dhe profesionale në sektorin e logjistikës, marketingut dhe shitjes.

    Ekipi jonë përbëhet nga individ të motivuar, që kanë ekspertizë të gjatë dhe profesionale në sektorin e logjistikës, marketingut dhe shitjes.

    MISIONI I PRO DEL

    Misioni ynë është që ta ngrisim nivelin e profesionalizmit të shërbimeve logjistike duke e krahasuar me atë botëror. Këtë do ta arrijmë me pasion, organizim profesional, strategji të përpiluar në detaje si dhe motivim për të bërë diçka të mirë për vendin dhe ekonominë tonë.

    FILOZOFIA DHE VIZIONI I PRO DEL

    Filozofia e kompanisë tonë është e thjeshtë, shërbim profesional ndaj klientëve, staf të motivuar, sistem të avancuar të menaxhimit të proceseve si dhe qëllime të qarta se ku dëshirojmë të arrijmë.
    Vizioni ynë është që të bëhemi shembull dhe lider në sektorin e ofrimit të shërbimeve të avancuara logjistike. Ne synojmë që në periudhë afat mesme, operacionet tona ti shtrijmë në rajon, duke qenë kompania e vetme e këtij llojit me një çasje të tillë.

    KLIENTËT TANË

    • Dyqanet Online
    • Kompanitë distributore në sektorin e produkteve të konsumit të gjerë
    • Personat fizik që kanë nevojë të kryejnë dërgesa specifike
    • Institucionet që kanë nevojë të bëjnë shpërndarje të dërgesave brenda vendit dhe në rajon

    SHËRBIMET TONA

    • Magazinimi i dedikuar me kosto të përballueshme
    • Ripaketimi i dërgesave
    • Shpërndarja e dërgesave
    • Shërbime të importit dhe eksportit

    SHËRBIMET

    MAGAZINIMI I DEDIKUAR ME KOSTO TË PËRBALLUESHME

    Shërbimi i magazinimit me kosto të përballueshme është shërbim novator për tregun e Kosovës, por shumë i nevojshëm për bizneset e vogla dhe të mesme. Me këtë shërbim, klientët tanë do të lirohen nga përgjegjësia e gjetjes dhe menaxhimit të magazinës të cilat e rëndojnë kompaninë në aspektin financiar dhe operativ.

    Kapacitetet tona të magazinimit:

    • Magazina në Slloveni: 5,000m2
    • Magazina doganore në Kosovë: 3,000m2
    • Magazina e grumbullimit për eksport: 1,500m2
    • Magazina e menaxhimit të dërgesave vendore: 2,200m2

    Ruajtja e produkteve
    Si pjesë e shërbimit të magazinimit, ne ofrojmë ruajtje të produkteve në hapësira të dedikuara, të cilat janë të gatshme të dërgohen tek klientët ose konsumatorët tuaj.

    Përgjegjësia për mallrat
    Të gjithë përgjegjësinë për sigurinë, ruajtjen dhe menaxhimin e stokut, e marrim ne! Krjet çka ju duhet të bëni, është të dërgoni kërkesë për mbushje të stoqeve.

    Aplikacioni për menaxhim të stoqeve
    Ju, si klient i yni, do të keni çasje 24h në stoqet tuaja. Kjo do të mundësohet nga Pro Del App, aplikacion i ndërtuar enkas për menaxhimin e të gjitha shërbimeve që ne i ofrojmë.
    Seksioni i menaxhimit të stoqeve mundëson regjistrimin dhe menaxhimin e produkteve, me atribute të detajuara si: Barkodi, Përshkrimi, Numri Serik, Afati i skadimit, Çmimi mesatar i blerjes, Çmimi i shitjes, Pesha dhe Dimenzionet.

    Çka përfshin shërbimi i magazinimit të mallrave?
    Seksion të dedikuar në platformën Pro Del App për menaxhim të stoqeve, ku vetëm ju keni çasje në stoqet tuaja, Krijimi i fletëdërgesave (listave me ngarkesë të stoqeve), Menaxhim i detajizuar i artikujve tuaj: Numri unik i artikullit, barcodi, Pesha, Madhësia, Afati i skadencës, çmimi i produktit, etj, Përkrahje të sistemit FIFO për menaxhim të stoqeve, Analizë të performancës të artikujve.

    RIPAKETIMI I DËRGESAVE

    PAKETIM I PERSONALIZUAR

    Të gjithë pajtohemi se paketimi i dërgesës ka rëndësi të veçantë andaj ne jemi kujdesur që ta kryejmë edhe këtë shërbim për të gjithë klientët tanë. Është me rëndësi jetike që produkti juaj të arrin tek konsumatori në cilësinë e dëshiruar, pa dëmtime dhe me pamje të bukur.

    Ne në PRODEL ofrojmë zgjidhje të përshtatshme dhe të sigurtë për paketimin e dërgesave tuaja. Me këtë, ne ju eliminojmë kokëçarjet dhe koston e lartë që ju paraqitet gjatë sigurimit të paketimeve të duhura.

    SHPËRNDARJA E DËRGESAVE

    NE JEMI JU!

    Hallka kryesore e shërbimeve logjistike që ne e ofrojmë për klientët tanë, është shpërndarja SUPER e shpejtë e dërgesave!
    Ne ofrojmë shpejtësi, siguri dhe cilësi në mbledhje dhe shpërndarje të dërgesave tuaja. Këtë shërbim e ofrojmë duke e pas parasysh se ne ju përfaqësojmë juve para konsumatorëve tuaj! Ne nuk jemi vetëm postë, ne e ndjejmë nevojën e një shërbimi profesional të shpërndarjes.

    IMPORTI DHE EKSPORTI

    Organizimi i importit është proces kompleks, që kërkon përkushtim dhe ekspertizë. Ne, kemi përvojë 20 vjeçare në ofrimin e këtyre shërbimeve. Detyra jonë është që ju si importues, të mos brengoseni për as një moment për kohën dhe sigurinë e dërgesës tuaj.

    Shërbimet e importit të cilat ne i ofrojmë janë:

    • Organizim të dërgesave të plota dhe parciale nga e gjithë bota (Tokësore – Detare)
    • Organizim të dërgesave Ajrore (Cargo)
    • Grumbullim të dërgesave në magazinën tonë në Slloveni
    • Shërbime të depos doganore
    • Shërbime të shpedicionit
    • Liferim të dërgesave deri tek klienti.

    PAKOT

    PAKO E SHËRBIMEVE

    Kjo pako është e dedikuar për të gjithë klientët që kanë nevojë vetëm për shërbimin e shpërndarjes së SHPEJTË!

    Çka përfshin ky shërbim:

    • Mbledhje të dërgesave, të gatshme për shpërndarje
    • Shpërndarje: brenda ditës së njejtë (nëse porositë janë të gatshme deri në orën 08:30), brenda 24h,48h ose 72h, varësisht se si e përcaktoni ju
    Çmimet për këtë shërbim fillojnë nga 1.70€ me TVSH1

    1Çmimet e personalizuara për ju ndërtohen në bazë të: madhësive së dërgesave, volumeve të dërgesave, kohës së shpërndarjes si dhe kompleksitetit të dërgesave. Çmimet e sakta të shërbimit do t`i pranoni nga përfaqësuesi ynë i shitjes, pasi të aplikoni për hapje të profilit. Çmimoret janë pjesë e dokumentit “Kushtet e përgjithshme të bashkëpunimit”

    PAKO E SHËRBIMEVE

    Kjo pako është e dedikuar për të gjithë klientët që kanë nevojë për MAGAZINIM të produkteve dhe shërbimin e shpërndarjes SUPER të shpejtë!
    Çka përfshin ky shërbim:

    • Mbledhje dhe magazinim të produkteve të mjaftueshme për një javë!
    • Shpërndarje SUPER të shpejtë dhe atë 3 herë në ditë, për regjionin e Prishtinës
    • Shpërndarje: brenda ditës së njejtë (nëse porositë janë futur në sistem para orës 09:30), brenda 24h,48h ose 72h, varësisht se si e përcaktoni ju

    Çmimet për këtë shërbim fillojnë nga 2.10€ me TVSH2
    2Çmimet e personalizuara për ju ndërtohen në bazë të: madhësive së dërgesave, volumeve të dërgesave, kohës së shpërndarjes si dhe kompleksitetit të dërgesave. Çmimet e sakta të shërbimit do t`i pranoni nga përfaqësuesi ynë i shitjes, pasi të aplikoni për hapje të profilit. Çmimoret janë pjesë e dokumentit “Kushtet e përgjithshme të bashkëpunimit”

    PAKO E SHËRBIMEVE

    MAGAZINIM + PAKETIM + SHPËRNDARJE SUPER TË SHPEJTË

    Kjo pako është e dedikuar për të gjithë klientët që kanë nevojë për magazinim, paketim të produkteve dhe shërbimin e shpërndarjes së SHPEJTË!
    Çka përfshin ky shërbim:

    • Mbledhje dhe magazinim të produkteve të mjaftueshme për një javë!
    • Paketim të produkteve dhe përgatitje për shpërndarje
    • Shpërndarje SUPER të shpejtë dhe atë 3 herë në ditë, për regjionin e Prishtinës
    • Shpërndarje: brenda ditës së njejtë (nëse porositë janë futur në sistem para orës 09:30), brenda 24h,48h ose 72h, varësisht se si e përcaktoni ju

    Çmimet për këtë shërbim fillojnë nga 2.40€ me TVSH3

    3Çmimet e personalizuara për ju ndërtohen në bazë të: madhësive së dërgesave, volumeve të dërgesave, kohës së shpërndarjes si dhe kompleksitetit të dërgesave. Çmimet e sakta të shërbimit do t`i pranoni nga përfaqësuesi ynë i shitjes, pasi të aplikoni për hapje të profilit. Çmimoret janë pjesë e dokumentit “Kushtet e përgjithshme të bashkëpunimit”

    PAKO E SHËRBIMEVE

    Pako PRO BUSINESS është shërbim i dedikuar për të gjitha kompanitë që kane nevojë për dërgesa paletare / parciale. Ky shërbim është i dedikuar për kompanitë distribuive të cilat funksionojnë me sistemin PRE-SELL (marrin porosi nga përfaqësuesit komercial të tyre)

    Çka përfshin ky shërbim:

    • Administrim i mallrave të paketuara në paleta
    • Ruajtje në magazinat tona
    • Dërgesa paletare tek klientët tuaj
    • Llogaritje të shërbimit të magazinimit vetëm për periudhën e ruajtjes
    • Çmime të favorshme për distribuimin e mallrave4
    4Çmimet e personalizuara për ju ndërtohen në bazë të: madhësive së dërgesave, volumeve të dërgesave, kohës së shpërndarjes si dhe kompleksitetit të dërgesave. Çmimet e sakta të shërbimit do t`i pranoni nga përfaqësuesi ynë i shitjes, pasi të aplikoni për hapje të profilit. Çmimoret janë pjesë e dokumentit “Kushtet e përgjithshme të bashkëpunimit”

    PAKO E SHËRBIMEVE – MBËSHTETJA

    Për të gjitha shërbimet tona çmimet kalkulohen në bazë të: madhësive, kohës së shpërndarjes, numrit të dërgesave në muaj, dhe kritereve tjera specifike!
    Për pakot BASIC, PLUS dhe PARTNER, ne ofrojmë kushte shumë të përshtatshme të bashkpunimit të shpërndarjes:

    • Përcaktim paraprak të madhësisë së dërgesës
    • Deri dy pako të ndara për një dërgesë
    • Mundësi të dorëzimit të dërgesës deri në derë
    • Ri përsëritje të dërgesave deri në 3 herë
    • Anulime të dërgesave pa kosto shtesë
    • Konsultim paraprak me dërguesin për dërgesa të pa suksesshme
    • Modifikim të informatave të dërgesës
    • Kthim të dokumenteve tuaja pas finalizimit të dërgesës
    • Barazim të shpeshtë dhe automatik.
    • Barazime me transferim bankar apo CASH
    • Faturë të rregullt tatimore për shërbimet tona
    • Kontrollë të cilësisë së shërbimeve tona ndaj klientëve tuaj.
    • Çasje të detajuar në platformën tonë PRO DEL APP
    Si të hapni profilin tuaj në platrofmërn PRO DEL APP?
    1. Vizitoni faqen tone www.pro-del.com
    2. Klikoni butonin LOGIN
    3. Klikoni Regjistrohu
    4. Plotësoni formën me shënimet e nevojshme
    Nëse keni pyetje ose paqartësi ju lutem na kontaktoni pa pagesë në 080011555; WhatsApp ose Viber:+38348111995 ose na shkruani në [email protected]